Bikini nxjerr zbuluar këngëtaren

16/01/2018 11:37

Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth, janë një ndër çiftet më të famshme në Hollywood, i cili mendohet se është kurorëzuar në martesë në fshehtësi.

Çifti i cili as nuk e ka pohuar por as mohuar një lajm të tillë, është fotografuar së bashku në plazhin Byron Bay në Australi, vend në të cilin mendohet se kanë realizuar edhe martesën e tyre.

Në fotot e bëra publike në media çifti shfaqet krah njëri-tjetrit, duke kaluar momente të gëzuara së bashku.

Miley, e cila ka preferuar të veshë bikini ngjyrë të bardhë, është bërë pjesë e një incidenti në plazh.

Gjatë kohës që ajo luan me partnerin, një pjesë e fundshpinës së saj ka dalë zbuluar.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel