Aubameyang kërkon largimin nga Borussia Dortmund

16/01/2018 14:33

Pierre-Emerick Aubameyang është kthyer në një çështje të vërtetë te Borussia Dortmund.

Sulmuesi nga Gaboni, i cili nuk u aktivizua në ndeshjen me Wolfsburgun në Bundesligë për arsye disiplinore, tashmë ka marrë vendimin për t’u larguar nga verdhezinjtë.

Lajmi publikohet nga e përditshmja gjermane “Bild”, sipas së cilës, Aubameyang dërgoi në zyrat e drejtuesve të Borussias së Dortmundit një kërkesë zyrtare për transferimin e tij në drejtim të një skuadre tjetër.

Ky lajm vë në lëvizje të gjithë klubet që janë vënë në ndjekje të futbollistit afrikan. Milani dhe Arsenali janë dy prej skuadrave të interesuara për të blerë kartonin e futbollistit, të cilat duhet t’i ofrojnë Borussias 60 milionë euro për të plotësuar transferimin e Aubameyang.

Top Channel