Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar një sasi prej 138 kg kanabis sativa në fshatin Nivicë të Tepelenës.

Informacioni zyrtar bën të ditur se sasia e drogës është gjetur në shtëpinë e Demo Zana në këtë fshat, si dhe ka arrestuar 62-vjeçarin. Ndaj tij rëndon akuza e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Top Channel