“Parkimi” i pamundur i një automjeti

15/01/2018 13:59

Një automjet ka bërë atë që nuk mund ta imagjinonte dot askush. Një “parkim” të pamundur, nëse do të thuhej me nota komike.

Automjeti u përplas dhe përfundoi në katin e dytë të një godine, duke u varur nga dritarja e këtij kati. Ngjarja ka ndodhur në Santa Ana të Kalifornisë.

Autoritetet thonë se dy persona arritën t’u shpëtonin dëmtimeve tejet të rënda, kur automjeti me të cilin po udhëtonin bëri “një fluturim në ajër” dhe u përplas në katin e dytë të ndërtesës, e cila shërben si klinikë dentare, në Kaliforninë Jugore.

Zyrtarë të shërbimit zjarrfikës të kantonit Orange thanë se mjeti tip “Nissan Altima” goditi trafikndarësen në mesin e rrugës, fluturoi në ajër dhe ngeci në katin më të lartë të strukturës dykatëshe në Santa Ana.

Top Channel