Naftëtarët në protestë, kërkojnë të nisë puna në uzinë

15/01/2018 13:46

Naftëtarët e Ballshit protestuan përballë prefekturës së Fierit duke kërkuar rinisjen e punës në Uzinën e Përpunimit të Naftës.

Kjo do të jetë protesta e fundit në nivel lokal pasi që nga e marta thone se do të marshojnë drejt Ministrisë së Energjitikës dhe sërish më këmbë nëse nuk marrin një reagim zyrtar për çështjen e uzinës.

Puna në uzinë është ndalur për remont por kaluan 3 muaj dhe ende nuk ka sinjale për fillimin e saj. Firma që mori me qera nga ARMO uzinën e Ballshit nuk ka dhenë asnjë sqarim për ndalesën e zgjatur që ka lënë pa punë 1200 naftëtarë.

 

Top Channel