Luftë e ashpër, tigri dhe luani sulmojnë kalin në cirk – VIDEO

15/01/2018 16:52

Pamje tronditëse janë filmuar gjatë provave në një cirk në veri të Kinës.

Drejtuesit e cirkut kishin futur njëkohësisht në kafaz, një tigër, një luan dhe një kalë.

Dy kafshët e egra nuk mundën t’i rezistonin tundimit dhe fillimisht tigrit sulmon kalin dhe më pas atij i bashkohet edhe luani.

Trajnerët ndërhyn menjëherë duke tentuar të largonin kafshët e egra nga kali, por më kot, pasi për rreth 2 minuta kafshët e egra vazhduan sulmin, ndërsa kali përpiqej t’i largonte.

Pavarësisht sulmit nga dy kafshë mjaft të rrezikshme, kali arriti të mbijetojë duke pësuar disa lëndime të lehta.

Top Channel