Gati 3 javë nga Asambleja Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Futbollit, kandidati Bashkim Fino ka dhënë dorëheqjen nga funksioni i tij si Sekretar Organizativ i Partisë Socialiste, por jo si deputet.

“Pavarësisht se nuk jam i detyruar ligjërisht, i paraqita dorëheqjen Kryetarit të Partisë dhe Sekretarit të Përgjithshëm nga funksioni i sekretarit organizativ dhe administrativ të Partisë Socialiste. Ky akt, vjen për të evituar çdo paragjykim, për një garë të drejtë dhe të ndershme, në kuadër të kandidimit tim për postin e presidentit të FSHF”, bëri të ditur ligjvënësi socialist.

Bashkim Fino dhe Presidenti aktual i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka janë dy kandidatët e deritanishëm në garën për kreun e qeverisë shqiptare të futbollit. Zgjedhjet do të zhvillohen më 7 shkurt.

Top Channel