Goditi lojtarin, arbitri kthehet në “ikonë” të internetit

15/01/2018 22:36

Është pa diskutim imazhi i fundjavës futbollistike në Evropë, por edhe më qesharaku kohët e fundit.

Në ndeshjen Nantes-PSG, arbitri kryesor tentoi t’i kundërpërgjigjej një lojtari të Nantes, vetëm sepse e rrëzoi në mënyrë të pavullnetshme gjatë lojës. E më pas i tregoi kartonin e dytë të verdhë, duke e përjashtuar nga ndeshja.

E nuk ka kaluar shumë, gjesti dhe imazhi i Tony Chapron, arbitrit të ndeshjes Nantes-PSG, është kthyer në një nga memet më të përhapura në Internet.

Më poshtë keni disa prej tyre.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel