Foto arkiv

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në një dyqan detergjentësh në Fushë Krujë.

Informacionet paraprake bëjnë të ditur se në dyqanin e T.B rreth orës 00.49 dyshohet të jetë vendosur një bombë artizanale. Për pasojë nuk ka pasur dëme në njerëz, po vetëm dëm i vogël material, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Top Channel