Fshati më i ftohtë në botë thyen rekordet

15/01/2018 20:07

Fshati më i ftohtë në botë, Oymyakon në Siberi, ka thyer rekordet.

Temperatura mesatare gjatë muajit Janar në fshatin rus është -50C, por këtë vit termometri i ri elektronik ka regjistruar -62 C.

Stacioni meteorologjik në “Ujin e ngrirë” regjistroi një temperaturë minus 59C, por banorët thanë se regjistrimet e tyre ishin minus 67 C, 1C më pak se temperatura më e ulët e pranuar për një vendbanim të përhershëm në botë.

Sipas “The Siberian Times” termometri dixhital, i instaluar vitin e kaluar, u prish sepse ishte shumë ftohtë.

Temperaturat më të ftohta në Oymyakon janë regjistruar deri në -67.7 C , një rekord i vendosur në vitin 1933. Muajt më të ngrohtë janë Qershori, Korriku dhe Gushti, atëherë kur banorët i gëzohen rrezeve të ngrohta të diellit.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel