E pabesueshme! Arbitri godet lojtarin dhe e ndëshkon me të kuq (Video)

15/01/2018 09:16

Është pa diskutim imazhi i fundjavës futbollistike në Evropë. Në ndeshjen Nantes-PSG, arbitri i ndeshjes ndëshkoi një nga mbrojtësit e vendasve pasi ky i fundit e pengoi pa dashje kur po vraponte.

Duke u përpjekur të kthehej me shpejtësi në mbrojtje, braziliani u përplas me gjyqtarin që ishte me kurriz. Pasi u rrëzua, arbitri fillimisht tentoi ta pengonte lojtarin e më pas i tregoi kartonin e dytë të verdhë, duke e përjashtuar nga ndeshja.

Për t’i vënë kapakun, Tony Chapron akordoi edhe faull për PSG.

Top Channel