Diet Ornish, jo vetëm rënie në peshë

15/01/2018 11:53
Dr. Dean Ornish

Në librin e tij në 2007, “Spektri”, Dean Ornish, një profesor mjekësie në Universitetin e Kalifornisë, dhe themelues i Institutit të Studimeve të Mjekësisë Parandaluese, jep ushqimin, ushtrimet, menaxhimin e stresit dhe mundësitë e mbështetjes emocionale si një guidë drejt arritjes së objektivave, humbja në peshë dhe evitimi i sëmundjeve kronike.

Ushqyerja
Ornish i kategorizon ushqimet në pesë grupe, nga më pak të shëndetshmet te grupi i parë, tek më të shëndetshmet, te grupi i pestë. Ka ndryshim për shembull mes një fete buke dhe një bisokte, midis hot dog viçi dhe derri. Kështu që shihni tendencat tuaja te kush grup i keni për të mbushur karrocën e pazarit.

Ndërsa si ushtime theksohen aktivitetet aerobike, trajnimet e rezistencës dhe fleksibilitetin. Për të menaxhuar stresin janë frymëmarrjet e thella, meditimi dhe joga.

Në fund, Ornish thotë të shpenzoni kohë me njerëzit që dëshironi dhe respektoni, duke i mbështetur ata apo ata ju, sjell një jetesë të shëndetshme.
Ornish e ka përdorur këtë “spektër” për një mori problemesh shëndetësore, duke i dedikuar një kapitull të tërë rënies në peshë, uljes së kolesterolit dhe tensionit të gjakut, parandalimit dhe trajtimin e diabetit të Tipit 2 dhe sëmundjeve të zemrës, trajtimit të prostatës dhe kancerit të gjirit.

Sa i lehtë është për tu ndjekur?
Kjo varet nga programi që ndjek, por nëse ndjek ato të Ornish, duke marrë vendime mbi bazë prioritetesh, shijesh, dhe nivelin e angazhimit është shumë e thjeshtë.

Nëse qëllimi kryesor është parandalimi i sëmundjeve të zemrës, programi është më i rreptë. Studimet tregojnë se pjesa me e madhe e atyre që mbajnë dietë kanë një kohë të vështirë ti përmbahen planit që kërkon kufizimin e ydnyrnave në 10% të kalorive ditore.

Komoditet
Recetat janë të bollshme, dhe mund të hani edhe jashtë, nëse shefi i kuzhinës mund të improvizojë gjithçka. Edhe alkooli në sasi të moderuar është i lejuar.

Recetat
Vetë libri jep disa receta. Por mund të gjeni online kudo, mjafton të keni një program që do të ndiqni dhe do të gjeni dhe recetat që ju përshtaten.

Nëse hani jashtë gjeni resotrante që i përgjigjen kërkesave të veçanta. Hani ngadalë duke shijuar ushqimin. Nëse doni të pini, bëjeni në sasi të moderuar. Zakonisht konsiderohet jo më shumë se një pije për gratë dhe dy për meshkujt. Pije konsiderohet 350 ml birrë, 150 ml verë apo 50 ml alkool.

Një recetë e thjeshtë e Ornish
Mëngjes
Omletë me dy vezë dhe perime
1/3 filxhan me boronica, luleshtrydhe dhe manaferra
½ filxhan me qumësht pa yndyrë
1 fetë bukë integrale

Dreka
1 ¼ supë me domate
2 ½ sallatë aziatle Noodle, me 5 karkaleca të pjekur
1 petull integrale me pjeshkë

Mesvakt
20 gr çokollatë e zezë
3 kajsi
10 bajame
½ tas filxhan kos pa yndyrë

Darka
85 gram salmon i egër
1 ¼ filxhan sallatë me marule, dardhë dhe uthull balsamike me mjaltë
1 ½ sallatë me misër të ëmbël, fasule të zeza dhe domate
puding pjeshke
Një gotë verë ose ujë mineral i gazuar

Top Channel