Stephan De Vrij qëndron tek Lazio, të paktën për momentin. Ky ka qenë edhe objektivi primar i drejtorit sportiv të të kaltërve, Igli Tare.

Në qershor holandezi do të largohej me parametra 0, pasi do t’i përfundonte kontrata me Lazion, e kjo do të ishte në dëm të kryeqytetasve.

E pas shumë negociatash duket se Lotito dhe Tare ia kanë dalë që të bindin mbrojtësin 25-vjeçar që të rinovojë.

Por klauzola e vendosur për prishjen e kontratës është mjaft e ulur për një lojtar të nivelit të De Vrinj, 25 milionë euro.

Më tepër se sa rinovim kontrate, kjo duket si një dhuratë që De Vrinj ka vendosur që t’i bëjë klubit që e bëri edhe më të famshëm, pasi shumën prej 25 milionë euro është një shifër që çdo klub do t’i paguante për shërbimet e holandezit, i cili me shumë gjasa do të largohet në merkaton e verës nga Lazio.

Padyshim që Lotito dhe Tare do të dëshironin një klauzolë më të lartë, por 25 milionë euro janë shumë më mirë se sa zero para në arkë.

Top Channel