27. Alexis Sanchez - Arsenal

Arsene Wenger la jashtë listës së të grumbulluarve sulmuesin Alexis Sanchez dhe fantazistin Mesut Ozil, në kuadër të ndeshjes me Bournemouthin, pasi të 2 futbollistët nuk kanë pranuar rinovimin e kontratës dhe janë në prag të largimit.

Mediet franceze raportojnë se e ardhmja e sulmuesit kilian do të jetë pikërisht te Manchester United, që do të paguajë plot 35 milionë euro për kartonin e tij.

Kështu ‘Djajtë e kuq’ të Mourinhos duket se kanë fituar duelin me Cityn, që ishte shumë pranë nënshkrimit me sulmuesin deri para pak ditësh.

Gjithashtu raportohet se Wenger ka evidentuar edhe zëvendësuesin e Sanchezit, që do të jetë pikërisht braziliani i Bordosë, Malcom, i cili pritet të transferohet në Londër në ditët në vijim.

Top Channel