Skafi me 31 turistë përfshihet nga flakët – FOTO

14/01/2018 21:58

Për pak së nuk është shndërruar në një tragjedi një shëtitje me skaf mes mrekullive të Tajlandës për 31 turistë.

Skafi është përfshirë nga flakët teksa ishte mes ishujve, duke detyruar turistët të hidhen në det për të shpëtuar jetën e tyre.

Skafi u përfshi nga flakët pranë ishullit Phi Phi Le në jug të Tajlandës, ndërsa 16 persona mbetën të plagosur, 6 prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Shkaqet që shkaktuan zjarrin në skaf janë të paqarta.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel