Sevilla nuk ngre kokë në kampionatin spanjoll pavarësisht ndryshimit të teknikut.

Skuadra andaluziane u mund nga Deportivo Alaves në fushën e kësaj të fundit me rezultatin e ngushtë 1-0 duke humbur kështu mundësinë që të arrijë Realin e Madridit në klasifikim, ndërkohë që Alaves e sheh veten që t’i largohet për herë të parë zonës së ftohtë të rënies nga kategoria.

Manu Garcia ishte heroi për skuadrën e drejtuar nga Abelardo me golin e shënuar në minutën e 52.

Alaves e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të Duartes në minutën e 84, por situata nuk ndryshoi dhe sfida u mbyll 1-0 për Alaves.

Top Channel