Në kuadër të procesit të dixhitalizimit që vijon me radhë në qarqet e vendit, “DigitAlb” njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës e Durrësit, që kanë ende një dekoder apo modul të vjetër tokësor SD, që duhet ta konvertojnë me një dekoder flyBOX ose T2-HD, për të përftuar programet në sistemin dixhital.

Varësisht nga zgjedhja që do të bëni, dekoderin flyBOX ose T2-HD e përfitoni falas nëse bëni abonim Familjar ose Premium 12 mujor. Këtë okazion do të keni mundësi ta përfitoni deri më 15 Janar.

“DigitAlb” iu mirëpret në të gjitha pikat zyrtare të shitjes! Ndaj, vetëm pak orë kanë mbetur për të përfituar nga oferta e fundit e “DigitAlb”, e gjitha në kuadër të dixhitalizimit, e përkthyer në më shumë cilësi për të parë programet që dëshironi. Ndërkohë “DixhitAlb” jep edhe një tjetër njoftim. Abonentët që nuk kanë mundur të përfitojnë nga kjo ofertë dhe që kanë dekodera tokësor HD ose “Fly Box” duhet të bëjnë detyrimisht kërkim automatik të kanaleve.

Top Channel