Partizani ka njoftuar se ka zyrtarizuar miqësoren e radhës, në kuadër të fazës përgatitore dimërore në Antalia të Turqisë.

Të kuqtë do të përballen nesër me skuadrën nga Uzbekistani, Pakhtakor Tashkent, në miqësoren e dytë në tokën turke, që do të startojë në orën 13:00.

Takimin e parë Partizani e luajti ndaj Kasimpasa, të cilën e humi me rezultatin 1-0, ndërsa në këtë sfidë luajtën edhe afrimet e reja, Belica e Telushi.

Miqësorja e nesërme do t’i shërbejë Starovës për të parë gjendjen e futbollistëve të tjerë, të afruar rishtazi te Paartizani.

Top Channel