Pas humbjes së fundit me Vilarealin në kampionat, Reali i Madridit i është larguar shumë Barcelonës së vendit të parë. Analizat nuk mungojnë për këtë krizë të thellë të klubit, ku e vetmja shpresë mbetet Liga e Kampioneve dhe sfida e radhës më Paris Sën-Zhermenin.

Tifozët dhe drejtuesit e klubit të Realit ia kanë faturuar fajin vetëm futbollistëve për humbjen e fundit në kampionat ndaj Vilarealit. Prej javësh sjellja e tyre është vënë nën lupë si në aspektin individual ashtu edhe në atë kolektiv ku kanë rënë në sy disa gjeste refuzimi të tyre pas gabimeve të kryera në fushën e lojës.

Reali i Madridit ka rinovuar kontratat me grupin aktual të skuadrës për të ruajtur stabilitetin e skuadrës, por që sot për sot është inekzistent në nivel sportiv. Florentino Perez dhe drejtues të tjerë kanë shkuar gjithnjë në dhomat e zhveshjes së skuadrës për t’u dhënë lojtarëve një sërë mesazhesh për të reaguar, diçka që nuk ka ndodhur dhe e ka cuar skuadrën në këtë krizë të thellë.

Mungesa e urisë për fitore, gjendja jo shumë e mirë fizike dhe vështirësitë për të shënuar në portën kundërshtare sidomos me Ronaldon, kanë bërë që te Los Blancos që të mendojnë vetëm për sfidën me Paris Saint Germain në Ligën e Kampioneve.

Sipas drejtuesve, lojtarët janë ata që sollën suksesin dhe janë po ata fajtorët e krizës, kështu që u takon pikërisht atyre që të ndryshojnë këtë dinamikë negative. Atyre u duhet të reagojnë menjëherë duke qënë se tifozët kanë filluar të ngrenë pikëpyetjet për ta, ndërsa drejtuesit po i vëzhgojnë me vëmendje.

Top Channel