Pas disa rezultateve radhazi pozitive, Arsenali nuk ka mund të dalë me pikë në fushën e Bournemouth.

Edhe pse shënuan të parët me anë të Bellerin në minutën e 52, të besuarit e Wenger kanë pësuar dy gola nga Bournemouth.

Wilson dhe Ibe ishin autorët e dy golave për të zotët e shtëpisë, duke mundur Arsenalin që kishte disa ndeshje pa humbje.

Për Arsenalin në këtë ndeshje u aktivizua edhe Granit Xhaka, i cili u ndëshkua me kartonin e verdhë.

Pas kësaj humbje, Arsenali mbetet në vendin e 6 në renditje larg zonës së Champions League.

Top Channel