Tingujt e violinës së Olen Çezarit në një vend të pazakontë

13/01/2018 16:45

Artisti shqiptar, Olen Çezari mahniti me interpretimin e tij me violinë në krahun e statujës gjigante të Krishtit në Rio De Zhaniero të Brazilit.

Ai interpreton Ave Maria dhe thotë se ky ishte një udhëtim në një vend të fshehur shpirtëror.

“Ave Maria në Rio” është një udhëtim në një vend të fshehur shpirtëror dhe meditues të zemrës sonë, thote violinist shqiptar pas projektit 1 mujor ne Brazil. Një dhomë e vogël, që ne kemi harruar madje se ekziston: dashuria e kulluar. E kulluar si dashuria e nënës për fëmijën e saj, teksa ndjek atë, eksploron botën hap pas hapi dhe ditë pas dite. Dashuria është arsyeja pse ne bëjmë shumë gjëra dhe në këtë klip, vajza e vogël po gjen një tjetër lloj dashurie, krahas asaj për nënën e saj. Ky udhëtim është pelegrinazh drejt Krishtit Shëlbyesit, me muzikën që dëgjojnë e që u vjen nga krahët e Krishtit. Vizioni i besimit dhe shpresë te muzika. Duke na përqafuar të gjithëve”, thotë artisti.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel