Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi në Shëngjin me drejtuesit lokalë, theksoi se “reforma e ujit ka në qendër interesin e qytetarëve”.

“Në Qarkun e Lezhës ka probleme serioze me furnizimin me ujë të pijshëm. Ky është muaji i fundit për vendosjen e matësave dhe të legalizohen lidhjet e paligjshme. Ndërmarrjet e Ujësjellësit janë kthyer në zyra punësimi në dëm të ekonomisë”, deklaroi Rama.

Kreu i qeverisë shtoi: “E vërteta është që ujin e paguajnë konsumatorë të rregullt të të gjitha niveleve, ashtu sikundër e vjedhin konsumatorë të të gjitha niveleve. Pra, nuk është çështje pasurie, por një çështje e marrëdhënies me ligjin. Nëse të gjithë paguajnë, barra e përbashkët lehtësohen”.

Top Channel