Loriku i tregon historinë Bojkenit

13/01/2018 11:37

Bojkeni është vetëm dy vjeç e pak, por babai i tij duket se kujdeset mjaft për ta njohur me historinë e rrënjëve të tij shqiptare.

Flasim për djalin e ish kapitenit të kombëtares Lorik Cana, të cilin futbollisti e ka çuar të vizitojë Muzeun Historik të Krujës. E duket se Cana, pavarësisht rregullave në muze, nuk i ka rezistuar faktit që i biri të pozojë pranë flamurit kombëtar, në një nga kalatë më historike të kohës së Skënderbeut.

Në foton e postuar në Instagram shfaqen të dy teksa i vogli ka drejtuar gishtin nga flamuri shqiptar, dhe në sfond qyteti i Krujës. Diçiturën e fotos Loriku e ka shoqëruar vetëm me dy emoji, atë të flamurit shqiptar dhe shqiponjës.

???

A post shared by Lorik Cana (@lorikcana) on

Top Channel