Kampionët në fuqi të Europës dhe botës nuk po kalojnë një moment të mirë në La Liga dhe kriza e “Los Blancos”-ve duket se nuk po njeh fund.

Të kesh në skuadër yje si Cristiano Ronaldo, Bale apo Isco nuk garantojnë gjithsesi një rezultat të sigurtë pozitiv. E këtë e tregoi për të disatën herë këtë sezon Reali i Madridit, që është shtangur brenda në “Bernabeu”, dy minuta nga fundi i takimit, nga Villarreali kundërshtar i radhës.

Vetëm një pikë në 3 ndeshjet e fundit janë shumë pak për një ekip që e nisi sezonin me objektivin e zakonshëm të titullit kampion, por që tashmë e shohin veten 16 pikë larg Barcelonës kryesuese, e për më tepër të shkëputur ndjeshëm edhe nga rivalë të tjerë si Atletico apo Valencia.

E me këtë hap, ndoshta madrilenët mbretërore i thonë lamtumirë titullit kampion në La Liga shumë përpara fundit të sezonit.

Top Channel