Cancelo kërkohet nga Valencia, Inter presion nga manaxheri

13/01/2018 13:23

Interi do të ketë përpara dy javë shumë të rëndësishme në merkato për të të plotësuar kërkesat e trajnerit Luciano Spalletti, ashtu sikundër duhet të bëjë llogaritë edhe me ata që mund të lënë skuadrën.

Edhe pse kohët e fundit ka patur një aktivizim konstat, edhe për shkak të dëmtimit të D’Ambrosios, në Spanjë flitet gjithnjë e më shumë se Cancelo ka dëshirë të rikthehet te Valencia për pjesën e dytë të sezonit. Fubollisti që erdhi me formulën e huazimit dhe me të drejtë blerje në fundin e sezonit është përshtatur mirë me kërkesat e trajnerit Spalletti, por sipas Superdeporte.es, si Valencia dhe futbollisti kërkojnë të bashkohen në pjesën e dytë të sezonit.

Edhe trajneri Marcelino nuk e ka fshehur dëshirën për ta patur portugezin në skuadër, por ka pranuar se: “Bëhet fjalë për një hipotezë shumë të komplikuar, ndaj nuk mund të bëj asnjë koment në lidhje me këtë çështje”.

Por përveç Valencias ndaj Interit është rritur presioni edhe nga agjenti i futbollistit, Jorge Mendes, që është gati të pranojë kërkesat e Cancelos. Interi po luan me kujdes në frontin e saj, për të mos u privuar nga futbollisti, të paktën nëse nuk gjen një alternativë më të mirë.

Top Channel