Bushati në Suedi: Reforma në drejtësi, prioritet kryesor për integrimin

13/01/2018 10:57

Reforma në drejtësi është prioritet kryesor për integrimin dhe për thithjen e investimeve është shprehur ministri për Europën dhe Punët e jashtme Ditmir Bushati në takimin e tij ën Suedi me Karin Enstrom, kryetar e komisionit për BE në parlamentin suedez.

Të dy bashkëbiseduesit i kushtuan vëmendje të veçantë procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, duke ndarë mendimin për rëndësinë që ka politika e zgjerimit në vendet e rajonit të Ballkanit dhe procesin e reformave në të.

Znj. Enström rikonfirmoi qëndrimin suedez për anëtarësimin e rajonit, përfshirë Shqipërinë, në Bashkimin Evropian bazuar në mëritë dhe plotësimin e kritereve për këtë qëllim.

Në kuadër të vizitës në Suedi, Ministri Bushati zhvilloi takime me Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Drejtësisë dhe Migracionit, Lars Vvestbratt, sekretaren e Shtetit për zhvillimin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, Ulrika Modeer, si dhe me Sekretarin e Shtetit për BE-në dhe tregtinë Uscar Stenström.

 

Top Channel