Britney prezanton të dashurin 23-vjeçar

13/01/2018 11:53

Pasi u fotografua pak ditë më parë me unazën e diamantit në gishtin e fejesës, tashmë Britney Spears ka vendosur të dalë hapur më të dashurin e saj

Këtë herë këngëtarja është fotografuar dorë për dore më të dashurin e saj 13 vite më të ri, Sam Asghari në Hawaii, vendi ku mendohet se çifti mund të jetë fejuar në një ceremoni të fshehtë.

Nga fotot mund të themi se këngëtarja ka bërë zgjedhjen e duhur, pasi i dashuri i saj mund të jetë ndoshta mashkulli më i lakmuar nga vajzat.

Top Channel