Stefan De Vrij nuk ka ndërmend që të ndryshojë ambient…të paktën në këtë merkato dimërore.

Kështu raporton Gazzetta Dello Sport që thotë se mes Lacios së Igli Tares dhe mbrojtësit holandez është gjetur gjuha e përbashkët për të zgjatur kontratën.

Kontrata aktuale e mbrojtësit skadon më 30 qershor dhe për të pasur shërbimet e tij ishte interesuar skuadra e Interit, por edhe Barcelona.

“Nuk kemi afate, por e sigurtë është që nuk shitet në janar. Është një lojtar i rëndësishëm për skuadrën dhe do të na ndihmojë që të arrijmë objektivat tanë”, ka deklaruar Igli Tare për Gazzetta-n.

Top Channel