Pas ngjyrës së zezë, yjet e Hollywood zgjedhin të bardhën

12/01/2018 13:24

Pas Golden Globes mbrëmjen e së dielës ku të gjithë artistët u veshën me të zeza në shenjë solidarizimi me viktimat e e ngacmimit apo abuzimit seksual, e enjtja mbrëma solli një tjetër ngjyrë, të bardhën.

Në eventin “Critcs’ Choisë Awards” që u mbajt në Santa Monica tek artistët dominoi veshja e bardhë, duke bërë që secila prej tyrë të shkëlqente.

Bukuroshja, Angelnia Jolie, në event zgjodhi një fustan të bardhë të gjatë të Ralph and Russo, duke i kombinuar me vathë dhe unazë diamandi.

Ajo çfarë bie në sy nga eventi është se të gjitha artistet kanë preferuar fustanet e gjatë dhe secila prej tyre i ka kombinuar me aksesorë të ndryshëm.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel