“Nuk e kam problem shëndetin e tepërt” (Foto)

12/01/2018 17:40

Një modele mbipeshë u ka bërë thirrje femrave të shëndetshme që ta pranojnë trupin e tyre dhe ta shikojnë si diçka të mirë shëndetin e tepërt.

Julianna Mazzei nuk e ka aspak problem që të pozojë me shumë pak rroba e të tregojë tulet për mijëra ndjekës në rrjetet sociale. 25-vjeçarja nga Toronto, e cila thotë se ka vite pa u peshuar, shprehet: “Ndihem seksi dhe mendoj se të gjithë duhet të ndihen seksi”.

Gjithsesi, Mazzei e pranon se jo gjithmonë është ndjerë e bukur dhe rehat me format e saj.

“Në shkollë më thonin balenë, top dhjami e të tjera si këto. Kishte shumë raste kur nuk shkoja fare. Deri në moshën 23-vjeçare e urreja veten. Më pas, e kuptova që duhet ta pranoja trupin tim. Fitova besim duke e ditur që isha njeri i mirë”, shpjegon Julianna.

FOTO GALERI
3/14

Top Channel