Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka depozituar në Këshillin e lartë të Drejtësisë 2 kërkesa, përmes të cilave kërkon shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Petraq Curri të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Durrësit, si dhe fillimin e hetimit disiplinor ndaj gjyqtares, Enkeleida Hoxha me detyrë gjyqtare në Krujë.

Gjatë hetimit disiplinor ka rezultuar se gjyqtari Petraq Curri ka kryer shkelje të rënda profesionale që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit në dhënien e vendimit për mosmiratimin e arrestit të shtetasit Alket Hatija dhe lirimin e tij.

Gjithashtu nga informacioni i administruar nga Ministria e Drejtësisë rezultoi se Gjyqtarja Enkeleida Hoxha ka vendosur lirimin me kusht të të dënuarit Genc Tafili në kundërshtim me dispozitën ndaluese të ligjit.

Ndërkohë, po sot gjykata e Apelit ka rrëzuar edhe kërkesën për lirim të parakohshëm të gjyqtarit Shkëlqim Miri me justifikimin e gjendjes së rëndë shëndetësore.

Top Channel