Manchester United përgatit shifrën e “çmendur” për blerjen e Neymar

12/01/2018 19:17

Manchester United është i gatshëm që të bëjë çmenduri për të sjellë brazilianin Neymar në Angli.

Sipas “Le10Sport”, United po përgatit plot 500 milionë euro për sulmuesin, i cili verën e kaluar la Barcelonën për t’u transferuar te PSG për 222 milionë euro.

Mourinho po kërkon një yll për sulmin e skuadrës së tij. Kandidati kryesor deri tani ka qenë Antoine Griezmann, por orët e fundit duket se vështrimi i “Djajve të Kuq” është hedhur nga braziliani.

Neymar ka shënuar 20 gola dhe ka dhënë 14 pasime për gol në 22 ndeshjet që ka luajtur deri tani me PSG.

Top Channel