Krahasimi Salah-Messi, Guardiola ka përgjigjen e duhur…

12/01/2018 18:33

Një gazetar anglez, në konferencën e shtypit të Pep Guardiolës, bëri krahasimin mes Mohammed Salah dhe Leo Messi.

Trajneri i Manchester City, pasi u sigurua që e kuptoi mirë atë që po i thuhej, dha një përgjigje që nuk ka nevojë për koment.

“Kam shumë respekt për Salah. Duke qenë se e respektoj, dua edhe ta ndihmoj. I them që të mundohet ta shmangë sa më shumë krahasimin me atë tipin (Messin)”, tha Guardiola.

Salah ka shfaqur një formë të jashtëzakonshme te Liverpool në këtë sezon dhe është shpallur lojtari afrikan më i mirë i vitit.

Top Channel