Hajdutët brenda shtëpisë, vjedhin edhe dhuratat – VIDEO

12/01/2018 14:14

Banorët e shtëpisë kanë mbetur të traumatizuar pasi kanë parë dy hajdutë të cilët pasi kanë marrë sendet me vlerë, i kanë bërë qejfin njëri-tjetrit me dhuratat e familjes.

Grabitja ka ndodhur Chelsea gjatë festave, e hajdutët brenda së njëjtës natë kanë grabitur dy apartamente.

Pasi kanë vënë re se diçka nuk shkonte, rezidentët kanë hapur kamerat e vendosura brenda shtëpisë dhe kanë dalluar aty hajdutët. Pamjet i janë dorëzuar policisë, të cilët pavarësisht se ditët kanë kaluar nuk kanë identifikuar hajdutët dhe kanë publikuar pamjet për të bërë identifikimin e tyre me ndihmën e publikut.

Top Channel