Gigi Hadid zbulon idhullin e saj

12/01/2018 14:11

Në ditën e lindjes së mamasë supermodelja, Gigi Hadid, i ka dedikuar një urim shumë emocionues.

Në rrjetin social Instagram Gigi ka postuar një foto kur ka qënë e vogël me mamanë e saj, nga ku bie në sy ngjashmëria e jashtëzakonshme midis të dyjave. Krah fotos së publikuar Gigi i shpreh dashurinë mamasë së saj, si personi i cili ka shërbyer si shembull në jetën e saj: “Kam pasur fatin më të madh që nga dita e parë e lindjes. Ndihem shumë me fat që kam pasur pranë një njëri si ty, krijuese, e pavarur dhe të zgjuar.Faleminderit për gjithçka, gjithmonë. Meriton të gjithë lumturinë e botës. Të dua Mama. Gëzuar ditëlindjen”.

Në foton e publikuar nga supermodelja duket se vitet për mamanë e saj, Yolanda Hadid, nuk kalojnë kurrë, ajo sot është po aq e bukur sa 20 vite më parë.

Top Channel