Eden Hazard ka pranuar të rinovojë me Chelsea-n

12/01/2018 15:29

Tifozët e Chelsea mund të marrin frymë lirisht më në fund, pasi Eden Hazard do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës londienze.

Nëse pak javë më parë babai i futbollistit kishte deklaruar se rinovimi me londinezët nuk do të ndodhë, pasi është synimi për një transferim në Madrid, manaxheri i sulmuesit belg duket se ka një tjetër objektiv. Sipas mediave britanike manaxheri është bindur për të pranuar ofertën për rinovim nga Chelsea, që shkon përtej vitit 2020, të kontratës aktuale.

Ndërkohë ish-sulmuesi i Lille, teksa ndiqte një ndeshje basketbolli në Londër ka lëshuar një deklaratë, duke konfirmuar të ardhmen e tij: “Do të rinovoj, por më parë do ta bëjë Courtois, e më pas është radha ime”.

Top Channel