Një aksident i rëndë me pasojë një të vdekur ka ndodhur mëngjesin e sotëm te mbikalimi i Shkozetit në Durrës.

Mësohet se makina ka përplasur për vdekje një këmbësor. Viktima është rreth 50 vjeç, ndërsa ende nuk është identifikuar.

Drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin mësohet se është larguar nga vendngjarja. Shkaqet e aksidentit janë të paqarta.

Top Channel