Një minë luftarake me peshë 600 kg është konstatuar nga peshkatarët në afërsi të ishullit të Sazanit.

Një minë e luftës së dytë botërore është gjendur në afërsi të ishullit të Sazanit gjatë mbrëmjes së ditës së enjte. Mina është gjetur rreth 14 milje larg ishullit të Sazanit, në një thellësi rreth 160 metra, ndërsa ka rënë në rrjetat e peshkatarëve.

Kanë qenë këta të fundit të cilët kanë lajmëruar policinë për gjetjen e minës, ndërsa vetë peshkatarët kanë bërë me dije se sipas tyre mina mund të ishte e pashpërthyer.

Mina peshonte rreth 600 kg, ndërsa policia kufitare ka njoftuar forcat e armatosura për gjetjen e minës. Ajo është transportuar në zonën e Triportit pranë Zvërnecit, ndërsa do të jenë Forcat e Armatosura dhe forcat xheniere që do të bëjnë vlerësimin e situatës dhe asgjësimin e minës nëse do të jetë e nevojshme.

Mina do të tërhiqet nga forcat e armatosura dhe forcat xheniere drejt kryeqytetit dhe më pas do të bëhet edhe vlerësimi i situatës nga këta të fundit.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel