Sekretari amerikan i Thesarit, Steve Mnuchin ka thënë se pret që Presidenti Donald Trump të imponojë sanksione të reja ndaj Iranit.

Lajmi vjen pasi zoti Trump ndeshet me të premten si afat të fundit për të vendosur nëse do të heqë dorë nga sanksionet e tjera të mëdha për Iranin, të shfuqizuara me marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.

Më parë, fuqitë evropiane i kërkuan presidentit Trump ta mbështesë atë marrëveshje, duke thënë se kjo ishte jetike për sigurinë ndërkombëtare.

Më herët Donald Trump ka kritikuar marrëveshjen, e cila ka pezulluar sanksionet kur Irani ra dakord të kufizojë prodhimin e karburantit bërthamor.

Z. Mnuchin u tha gazetarëve se ai ishte duke pritur që të shpalleshin sanksionet e reja për Iranin, të cilat mund të jenë masa të synuara kundër individëve iranianë dhe bizneseve.

Top Channel