Fabio Capello ka komentuar sherrin mes Antonio Conte-s dhe Jose Mourinho-s në një intervistë të dhënë për Sky Sport.

Trajneri veteran thotë se që të dy ata kanë shkuar shumë larg.

“Debati u ka dalë jashtë kontrollit. Mendoj se që të dy kanë luajtur mendsh”, u shpreh ai.

Sipas Capello-s, Conte nuk e ka kuptuar se me kë po përballej dhe e quan Mou specialist të zhvendosjes së vëmendjes nga gjendja reale e skuadrës që drejton.

“Është fanela e Chelseat që trazon mendjet e trajnerëve. E mbani mend Mou kur drejtonte Chelsean, Conte po bën të njëjtën gjë si ai. Por, Mourinho është shumë i zgjuar në këto situata dhe ndoshta edhe njëherë tjetër thjesht dëshiron që të shmangë vëmendjen nga gjendja e skuadrës së tij”, deklaroi ai.

Top Channel