Reali barazon me ekipin e kategorisë së dytë, Zidane i kënaqur

11/01/2018 10:20

Real Madrid nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 ndaj Numancias, në ndeshjen e kthimit të 1/8 të finales së Kupës së Mbretit.

Madrilenët kishin fituar ndeshjen e parë 3-0 në transfertë dhe ata që luajnë më pak nuk e kishin marrë me shumë qejf ndeshjen ndaj ekipit të kategorisë së dytë.

Por, Zidane u shpreh i kënaqur me ndeshjen e zhvilluar nga lojtarët e tij.

“Ndeshja e parë ishte kryesore. Ata që luajnë më pak e kanë më të vështirë, por unë jam i kënaqur me atë që shfaqën në fushë. Më vjen keq për golat që pësuam në fundin e pjesës së parë dhe në fundin e ndeshjes. Përveç kësaj, mendoj se ishte një ndeshje e bukur futbolli”, theksoi trajneri francez.

Golat për Realin u shënuan nga Lucas Vazquez.

Top Channel