PSG në gjysmëfinalen e Kupës së Ligës së Francës

11/01/2018 11:24

Paris Saint Germain nuk u lodh shumë për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Ligës në Francë.

Skuadra e Unai Emeri, edhe pse pa Cavanin e Pastoren, arriti të fitojë në çerekfinale ndaj Amiens 2-0.

Të dy golat e parizienëve u shënuan në 45 minutat e dyta të sfidës. Neymar me penallti zhbllokoi rezultatin, ndërsa Rabiot shënoi golin e dytë.

Në gjysmëfinale, Paris Saint Germain do të përballet me Rennes, që eliminoi Toulouse.

Top Channel