Konferenca e kryetarëve të grupeve parlamentare u mblodh të enjten për miratimin e programit të punës për sesionin e ri të Kuvendit. Por opozita e djathtë hyri për të dalë shpejt nga mbledhja, ndërsa LSI mungoi. Demokratët kërkuan dorëheqjen e Gramoz Ruçit.

“I kërkuam atij të japë dorëheqjen si hapi i parë për të kthyer normalitetin në Kuvend”, tha Spaho.

“Asnjëri prej nesh nuk ia vuri veshin”, u shpreh Balla.

Më vonë për Ruçin dhe Ballën erdhi dhe një qëndrim nga LSI. “”, tha Vasili.

“Kryetari i Kvuendit nuk i ushtron më këto funksione, pasi sot ka një kryetar Kuvendi plotësues, defacto i vërteti që është Taulant Balla”, u shpreh Vasili.

Sipas demokratëve gjithçka po ndodh që prej 18 dhjetorit është dëshmi e kapjes së sistemit të drejtësisë nga kryeministri, ndaj do të kenë marrëdhënie të kushtëzuar me Parlamentin.

“Ne nuk do të lejojmë që Parlamenti të funksionojë sikur është në kushte normale”, tha Spaho.

Sipas opozitës mazhoranca nuk ka interes për reformën në drejtësi pasi nuk ka përputhur ligjet për klgj e klp me vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

“Duket që kjo është përdorur më tepër si një sebep për të vazhduar me struktura të përkohshme”, tha Fatmir Mediu.

“Këto janë ligje që kërkojnë shumicë të cilësuar që do të thotë që këta që qahen, duhet të vijnë të bëjnë detyrën”, tha Taulant Balla.

Por pasi opozita ka braktisur mbledhjen Gramoz Ruçi kërkoi që kjo çështje të trajtohet me përparësi në Kuvend. Socialistët konfirmuan se brenda 15 janarit sekretari i përgjithshëm i Kuvendit do të dorëzojë në Komisionin e Ligjeve dhe kandidaturat e shoqërisë civile për KLP.

“Prej ditës së hënë të fillojë puna dhe procedurat për ngritjen e KLGJ dhe KLP”, tha Balla.

Mazhoranca i bën thirrje opozitës të bëhet pjesë e institucioneve në mënyrë që në qershor vendit t’i hapen negociatat e anëtarësimit në BE

 

Top Channel