Liqeni i plehrave, mbetjet urbane përfundojnë në ujërat e Fierzës

11/01/2018 15:17

Në anë të liqenit të Fierzës ndodhet një nga dy fushat e depozitimit të mbetjeve në Kukës.

Në këtë vend te caktuar për grumbullimin e inerteve hidhen dhe mbetjet nga shtëpitë e qytetarëve dhe bizneset. Mbetjet përzihen me inerte dhe ngurtësohen pa asnjë mundësi dekompozimi në mënyrë natyrale.

I pari që e pëson është liqeni i Fierzës, i cili ndotet nga përzjerja e ujërave dhe plehrave që zbresin nga kjo fushë, por dhe nga prurjet me mbeturinat që sjell Drini i Bardhë nga Kosova dhe Drini nga Maqedonia.

Në vitin 2016 u shpall emergjenca mjedisore dhe liqeni u pastrua nga emergjencat civile dhe efektivet e forcave speciale me gomone. Edhe më herët është pastruar nga nxënësit e shkollave të Kukësit e vullnetarë që kanë hequr mijëra tonelata mbetje. Por liqeni sërish vazhdon të mbushet me mbeturina nga tre shtete.

Në prefekturën e Kukësit nuk reshtin së kërkuari dhënien e statusit të veçantë për këtë liqen në mënyrë që të shmanget ndotja.

Kanë dështuar edhe planet për blerjen e një anijeje. Vetëpastrimi për sipërfaqen e liqenit, ashtu si vendosja e rrjetave mbrojtëse nga zyrtarët në Kosovë e Shqipëri.

Top Channel