Kupa e Ligës Angleze, “paqe” në Londër

11/01/2018 11:20

Nuk ka fitues në aktin e parë të derbit londinez mes Chelsea dhe Arsenal në gjysmëfinalen e Kupës së Ligës në Angli.

Në “Stamford Bridge”, “Blutë” e Antonio Contes dhe “Topçinjtë” e Arsene Wenger u ndalën në barazim 0-0, duke lënë çështjen e kualifikimit në finale për ndeshjen e kthimit në “Emirates”.

Chelsea ishte ai që pati shanset më të mira për të shënuar, teksa në dy raste arriti të godasë shtyllën me Morata dhe Batshuayi. Te Arsenali, as aktivizimi i Sanchez nuk e ndihmoi këtë skuadër që të gjejë episodin fitues të sfidës.

Top Channel