Grupet në WhatsApp janë në rrezik infiltrimi pavarësisht kriptografisë që kanë. Zbulimi është bërë nga disa studiues të universitet gjerman të Bochum, që e kanë ilustruar në Real World Crypto në Zyrih.

Sipas ekspertëve, për shkak të një të mete të sigurisë kushdo mund të kontrollojë serverat e WhatsApp dhe në gjendje të fusë persona të rinj brenda grupit, si të ishte administrator. Nga ai moment e më pas, anëtari i ri mund të lexojë mesazhet e dërguara nga të tjerët.

“Rezervimi i grupit ndërpritet në momentin që anëtari i ri i paftuar mund të lexojë mesazhet e reja”, shpjegon Paul Roesler, një nga studiuesit.

Nevoja e kontrollit në serverat e WhatsApp kufizon mundësinë e spiunimit të grupeve nga hakera të niveleve të tjera. Apo punonjës jobesnik të kompanisë mesazhere apo qeveri në gjendje të kenë akses. Por sipas studiuesve thelbi është tek siguria e kriptografisë.

Top Channel