Barcelona, pas blerjes së Coutinho për 160 milionë euro, ka përforcuar skuadrën me një tjetër element.

Bëhet fjalë për Yerry Minapara, qendërmbrojtës kolumbian i cili ka luajtur me Palmeirasin, në Brazil. Yerry, i blerë për 11.8 milionë euro, do të nënshkruajë një kontratë për 5 vite e gjysmë me klubin katalanas dhe do të ketë një çmim prej 100 milionë eurosh.

Yerry Mina do të zërë vendin e lënë bosh nga Javier Mascherano. I lindur në 23 shtator 1994, Mina është 1.95 metra i gjatë dhe në 49 ndeshje me Palmeirasin ka shënuar 9 gola.

Top Channel