Tevez bën prezantimin tek Boca Jr

10/01/2018 14:10

Carlos Tevez kthehet në shtëpi. Pasi dështoi në aventurën e tij në kampionatin kinez, sulmuesi argjentinas u bë sërish pjesë e Boca Jr duke bërë prezantimin e tij me këtë skuadër ku nisi edhe karrierën e tij dhe me të cilën ishte aktivizuar edhe në periudhën 2015-2017.

“E them se nuk jam larguar kurrë nga Boca, pasi zemra ime ka qenë gjithnjë këtu”, tha Tevez në Konferencën për shtyp. “Nuk pendohem për vendimin e marrë për të luajtur në Kinë, isha i ndërgjegjshëm për pasojat. U ktheve sepse dua të fitoj Kupën Libertadores. Kanë kaluar shumë vite nga triumfi i fundit në këtë eveniment dhe tani ka ardhur momenti të heqim këtë peshë e të fitojmë titullin e 7”.

Tevez firmosi me Boca Jr një kontratë 2-vjeçare dhe sulmuesi nuk e fshehu dëshirën për të përjetuar të gjitha emocionet e kësaj aventure të re.

“U ktheva në shtëpinë time dhe dua t’i gëzohem deri në fund-vijoi Tevez”, dua të jem i përfshirë në gjithçka që ka të bëjë me skuadrën gjatë këtyre dy viteve. Më mungonte adrenalina që të përshkon trupin në momentin kur hyn në fushën e lojës. Për mua do të jetë fantastike sikur të luaj edhe njëherë në një botëror me Argjentinën”.

Top Channel