Një shpërthim eksplozivi ndodhi këtë mëngjes ne Voloreke. Lënda plasëse ishte vendosur te vaskat e peshkut në pronësi të Renato Kadilli në Zagorçan.

Si pasojë e shpërthimit nuk është dëmtuar vetëm varka por edhe automjeti i pronarit. Njësia speciale anti-eksploziv nga Tirana ndodhet në vendngjarje.

Shpërthimi ka qenë i fuqishëm por ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel