Përplasen dy makina në aksin Korçë-Devoll, dy të plagosur në gjendje të rëndë

10/01/2018 13:43

Një aksident i rëndë me pasojë dy persona të plagosur ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Korçë-Devoll.

Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në aksidentin e ndodhur pranë fshatit Dishnicë.

Dy personat e plagosur ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta.

Top Channel